Doçi: Asgjë nuk ka mbaruar, barazimi me Veleçikun nuk është keq!

0

Iliria mori një pikë me shumë vlera në transfertë me Veleçikun. Fushë-krujasit barazuan pa gola në “Reshit Rusi” dhe tashmë e shohin veten +4 pikë nga Shënkolli i vendit të 4-të në zonën Play-out të grupin A. Tashmë skuadra e drejtuar nga trajneri Fatmir Sala duhet të mos gabojë në ndeshjet e fundit të fazës së tretë.

Për SportEkspres.com, kapiteni i Ilirisë, Ledjo Doçi, deklaroi se ndaj Veleçikut ishte një sfidë e vështirë dhe e vlerësuar prej tyre vetëm për tri pikët. “Ne shkuam në Shkodër për rezultat pozitiv dhe me synim maksimal fitoren. Barazimi nuk është keq, sepse duhet thënë që Veleçiku u tregua i fortë dhe ushtroi shumë presion që në nisjen e takimit. Skuadra jonë funksionoi mirë në të gjitha repartet dhe ky barazim është sukses i të gjithë grupit”, tha Doçi.

Më tej ai kërkon që skuadra mos ta quajë të mbyllur misionin e sezonit: “Ende jemi në garë dhe asgjë nuk ka mbaruar për synimin tonë final, qëndrimin në Kategorinë e Parë. Në ndeshjen e radhës ne presim Burrelin në fushën tonë dhe do të luftojmë vetëm për fitore”.

AGRON KAJA

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.