“Do të qëndroj, me Sarrin është çdo gjë ndryshe”

0

Juventusi nuk e ka nisur merkaton dhe priten hyrje, por edhe dalje. Duglas Kosta është një nga më të përfolurit për t’u larguar, me PSG dhe Mançester Juanjtid gati për t’u futur në aksion. Braziliani ka pasur periudha të shpeshta dëmtimesh, që e kanë penalizuar për të qenë një lojtar stabël në formacion. Marrëdhënia me Alegrin nuk ka qenë në nivelet e duhura.
Në Torino ka zbarkuar Sarri. Ish-tekniku i Napolit duket se ja ka ndryshuar mendjen 28-vjeçarit. Në një intervistë për mediet italiane ai deklaron se do e respektojë kontratën deri në fund. Edhe pse nuk njihen personalisht, ardhja e Sarrit shihet si një mundësi e re për të.

“Nuk e njoh personalisht Sarrin, por e kam parë atë në Napoli. Ka bërë një punë fantastike atje dhe mendoj se do e bëjë dhe këtu. E ardhmja? Kam edhe tre vite në kontratë me Juventusin dhe jam i vendosur për të qëndruar. Tani çdo gjë është e re me trajnerin e ri dhe do rri këtu. Serie A ka teknikë të mrekullueshëm dhe çdo vit bëhet më e fortë. Champions League mbetet synimi jonë më i madh”, u shpreh Kosta.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.