“Do të ndodhë diçka dramatike”/ Llullaku jep alarmin: Një lojtar ka dal pozitiv, ka pak tifozë në stadium

Bjellorusia vijon të kundërshtojë me kokëfortësi rekomandimet e FIFA për pezullimin e përkohshëm të kmpionatit.  Ndonëse regjistrohen mbi 560 të prekur me Covid-19, prej të cilëve tetë persona kanë humbur jetën, jeta në Bjellorusi vazhdon normalisht. Këtë konfirmon edhe sulmuesi shqiptar Azdren Llullaku. Në një intervistë për Sky Sport, Llullaku shpreh frikën që ndjejnë në seancat stërvitore dhe në vazhdimin e kampionatit nrmal në një kohë kur bota po vuan pasojat e pandemisë.

“Këtu nuk flitet shumë për koronavirusin. Një ditë më parë luajtëm, sot ishim në stërvitje, një lojtar ka dalë pozitiv dhe kjo na shqetëson pak. Por është vendosur kështu dhe ne po përshtatemi. Tifozët, me vetë iniciativën e tyre, kanë vendosur që të mos vijnë të shumtë në stadium. Sipas meje, kjo është diçka pozitive, njerëzit fillojnë të kuptojnë se sa serioze është situata, edhe pse ende njerëzit nuk duken kaq të shqetësuar. Uroj që të mos krijohet ndonjë situatë dramatike, por nëse vazhdojmë kështu, me siguri do të ndodhë”- ka thënë Llukaku./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *