“Do të ndodh këtë javë”, bie poshtë transferimi i historisë me Visar Bekajn në Bundesligë

0

“Do të ndodhë këtë javë”, kështu ishin artikujt që lidheshin me transferimin e Visar Bekajt, në bazë të fjalëve që shprehej vetë futbollisti i Prishtinës që përsëriteshin dhe përsëriteshin, deri në ekzagjerim.  Përflitej për një kalim që do të mbetej edhe në histori sa i përket futbollit të Kosovës.

Aktualisht është pjesë e Prishtinës, ndërsa u tha se do të kalohej te Hofenheimi. Një skuadër kjo e fundit që jo vetëm luan në “Bundesligë”, por në sezonin e fundit ka konkurruar në mënyrë dinjitoze me skuadrat më të mira në elitën e futbollit gjerman.

Ky transferim ka dështuar, ndërsa Bekaj mbetet ende si portieri i Prishtinës. Pritet të shihet se çfarë do të ndodhë në muajin janar, por gjithsesi arritja deri në ato nivele, mbetet më shumë se e vështirë. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.