Do të luftojë Juventusin në Seria A, Interi konfirmon interesimin për 3 blerje të bujshme në janar

Interi ka bërë një hap të gabuar ndaj Leçes në ditën e sotme dhe nëse Juventusi arrin të fitojë në mbrëmje, atëherë diferenca do të shtohet me bardhezinjtë. Dëshira është e madhe për të fituar titullin kampion, por mundësia nuk duket e madhe në krahasim me rivalët e tyre.

Pikërisht për këtë arsye drejtuesit po mendojnë që në merkaton e janarit të shtojnë alternativat për trajnerin Conte. Bëhet fjalë për tre interesime serioze që zikaltrit kërkojnë të mbyllin në këtë periudhë. Emra që kanë dalë prej kohësh në media, por nuk janë vetëm shkrime gazetash, pasi janë konfirmuar edhe nga vetë Marota.

“Ne jemi duke negociuar me menaxherin e Eriksenit, por ka shumë skuadra për të. Në rastin e Giroud, ditët e ardhshme do të jenë vendimtare. Gjithashtu edhe transferimi i Viktor Moses mbetet një nga mundësitë”, ka thënë Marota për të shpjeguar dëshirat e zikaltërve. /Sport Ekspres/