Do të luajë ndaj Liverpool në “Champions”, sulmuesi i Genk: Në Tanzani do të festojnë…

0

Genk do të presë mbrëmjen e nesërme kampionët në fuqi të Champions League, Liverpoolin.  Për këtë përballje ka folur edhe sulmuesi i ekipit belg, Aly Mbëana Samatta, që do të përpiqet t’i hapë probleme në prapavijë të kuqve të Klopp.

Futbollisti i Genkut ka surprizuar paksa me fjalët e tij për faktin se si do të përjetohet kjo ndeshje në Tanzani, duke thënë se atje do të festojnë pasi ai do të të ketë përballë mbrojtësin më të mirë në botë.

“Çdo fëmijë e ëndërron të luajë një ndeshje të tillë. Diçka e veçantë ndodh kur dëgjon himnin e Champions League në fillim. Në Tanzani do të bëjnë festë për faktin se unë do të përballem me Liverpool-in. Ata kanë qenë duke folur për këtë garë prej ditësh: Aly kundër mbrojtësit më të mirë në botë. Është një arsye festimi për të gjithë”, është shprehur sulmuesi Samatta./Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.