Do të kthehet në moshën 53-vjeçare legjenda Mike Tyson refuzon 18 milionë dollarë

0

Mike Tyson është cilësuar nga publiku mbarëbotëror si boksieri më i mirë i të gjitha kohërave. Pasi kishte mposhtur çdo kundërshtar, në moshën 20 vjeçare legjenda u bë kampioni i peshave të rënda, duke vendosur rekordin si kampioni më i mirë në histori.

Në vitin 2005, Tyson largohet nga boksi pasi humb ndeshjen ndaj Kevin Mcbride. Kur dukej se gjithçka kishte përfunduar për të, në moshën 53 vjeçare deklaroi se do të rikthehej në boks, pasi kishte gjetur fortësinë brenda vetes. Shumë federata boksi dolën të gatshme për të mbuluar rikthimin e ish-kampionit, por oferta më e çmendur erdhi nga kompania “Bare Knuckle Boxing”.

Kjo organizatë ofroi 18 milionë dollarë për rikthimin e 53 vjeçarit që të ndeshej përballë legjendës së MMA, Wanderlei Silva. Kjo shifër do të pranohej nga çdokush që aspiron të ketë para në karrierë, por për habi u refuzua nga Tyson, duke e lënë në dyshim rikthimin e tij. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.