Do të ketë përballë Tiranën, Kapllanaj komenton shortin: Më mirë në gjysmëfinale me ekipin më të mirë

Ditën e sotme ekipet gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë janë njohur edhe me kundërshtarët që do të kenë përballë në këtë fazë. Kukësi do të ketë kundërshtar Teutën, ndërsa Bylisi do të presë Tiranën në 2 korrik. Pasi kanë mësuar skuadrën që do të kenë përballë, drejtuesit e klubeve kanë komentuar shortin. Presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj, është shprehur se e sheh pozitiv faktin që me Tiranën do të ndeshen në gjysmëfinale dhe jo në finale. Ndërkaq tregon edhe ambicien e tij për ta fituar këtë trofe.

“Më mirë në gjysmëfinalen me ekipin më të mirë, se sa në finale me tek ndeshje. Normalisht që besoj te finalja, pasi kemi bërë një rrugë të gjatë dhe kemi eliminuar ekipe të vështira, si Skënderbeu, Laçi. E dimë që Tirana është ekip i fortë, por siç e thashë më parë, më mirë në gjysmëfinale se në finale.

Tirana është ekip i fortë, por dhe ne kemi një grup cilësor dhe po kalojmë një formë të mirë. Normalisht që Kupa është më e afërt për të shkuar në Europë, por nuk do të lëmë pas dore as kampionati. I vetmi zhgënjim që kemi pasur, ka qenë në fillim të vitit, në janar.

Kemi pasur një ecuri jo të mirë, me disa lojtarë larg formës fizike. Por me rikthimin e kampionatit, po bëjmë paraqitje të mira dhe shpresoj të vazhdojmë kështu deri në fund”, ka thënë Kapllanaj, raporton “ABC News”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *