Do të ishte tradhëti e plotë, Wanda Nara për Icardin: Doja të shkonte te Milani, do ishte zgjedhja e duhur

Icardi u transferua në limitet e merkatos së verës drejt PSG-së, ndërsa më parë emri i tij u lidh me shumë ekipe në Serie A. Por së fundmi Wanada Nara, bashkëshortja dhe njëkohësisht menaxherja e tij, zbulon edhe një tjetër prapaskenë mbi merkaton e verës së argjentinasit.

Ajo shprehet se gjithashtu ekzistonte edhe mundësia e kalimit të sulmuesit nga Interi drejt rivalëve të tyre më të mëdhenj, Milanit. Madje, Nara tregon se kjo mundësi i pëlqente më tepër se PSG-ja, pasi kështu nuk do të kishin pse të ndërronin qytet dhe do të jetonin sërish së bashku si familje.

“Ekzistonte mundësia e të shkuarit te Milani. Unë thashë se për mua, një zgjidhje si Milan do të ishte më e duhura për familjen dhe fëmijët se sa PSG-ja. Nuk diskutova ekipin ose klubin në vetvete”, ka thënë Wanda Nara./Sport Ekspres/