“Do të ishte fantastike për Shqipërinë”, Armand Duka e kërkon Elseid Hysajn “në shtëpi”

Presidenti i FSHF-së, Armando Duka, në një intervistë për median lokale napoletane “Radio Kiss Kiss Napoli”, foli për situatën e Hysaj tek Napoli. Ai u shpreh se shpreson që Elseidi të qëndrojë pasi i bën mirë edhe lojtarit por edhe kombëtares shqiptare, pasi shkodrani është një vlerë e shtuar për përfaqësuesen tonë.

“Shpresoj shumë që Hysaj të qëndrojë tek Napoli përsëri. Do të ishte perfekte për përfaqësuesen tonë pasi nëse ai luan, do të jetë diçka pozitive për të “,- u shpreh Duka.

Hysaj duket se e ka humbur shkëlqimin e disa viteve më parë që kishte tek klubi i Napolit, ku dhe konsiderohej si një nga mbrojtësit më të mirë të Seria A. Karriera e lojtarit shkoi në rënie të lirë që pas vendosjes së Ançelotit në krye të pankinës napoletane, ku rrezikoi të humbte dhe vendin e titullarit. Megjithatë pas ardhjes së Gatuzos si trajner, Hysaj duket se e ka rimarrë një vend në formacion për të fituar më shumë besim. /Sport Ekspres

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *