Do të gjejë edhe Mërgim Vojvodën, rriten kuotat që Kristian Panuçi të marrë ekipin e ri në Belgjikë

Nga Klaudio Ndreca

Kristian Panuçi mbetet ende në kërkim për të gjetur ekipin e ri që do të stërvisë. Deri tani është Standard Liege mundësia më e madhe për skuadrën që ish-trajneri i Shqipërisë do të stërvisë në të ardhmen.

Drejtuesi aktual i belgëve, Michel Preud’homme shihet gjithmonë e më larg dhe pritet të zyrtarizohet largimi i tij. Zgjedhja është thuajse e bërë, sipas asaj që raportojnë mediat në Belgjikë. Panuçi afrohet me një CV që bind për faktin që ka qenë asistent me Fabio Kapelon në Rusi, ka drejtuar disa ekipe të Italisë në kategoritë e ulëta dhe me Shqipërinë që i’u besua pas Europianit. Atje do të gjejë edhe një lojtar shqiptar që është pjesë e Kosovës, Mërgim Vojvodën. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *