Do të fusin “mik” edhe Thomas Strakoshën, mënyra sesi Lacio po kërkon të bind Marash Kumbullën

Të marrësh Marash Kumbullën në merkaton e radhës që do të hapet për tregun europian, nuk është e lehtë, aspak. Emri i këtij futbollisti po qarkullon kudo në kampionatet dhe ekipet më të mira, veçse në “Ligue 1”.

Nga Dortmundi te Inter dhe Manchester United me Manchester City, duke lënë jashtë listës dhe pa përmendur një mori ekipesh të tjera. Po ashtu edhe Lacio po e kërkon me ngulm këtë mbrojtës, për ta marrë menjëherë në skuadër.

Por do të jetë shumë e vështirë që Igli Tare t’i kalojë të gjithë në këtë garë. Sipas asaj që raporton “Lazionews”, mik në këto tratativa është futur edhe Thomas Strakosha. Duke parë miqësinë e madhe të këtyre dy lojtarëve, drejtuesit lacial i kanë kërkuar portierit shqiptar që ta bind shokun e tij për të ardhur në kryeqytet e të vishet si lacial, ndërsa nga ana tjetër Tare do t’i premtojë shumë me rolin e drejtuesit që ka te Lacio. /Sport Espres/