“Do shkojmë në aeroport dhe do themi…”jemi nga vendi i Brojës”/ Profetcia e Alban Bushit, Chelsea e mori në ekip të parë

Sukses i madh i sulmuesve shqiptarë po vazhdon, ndërsa këtë herë ishte radha e Armando Brojës për të marrë lajmin e gëzuar. Futbollisti i Kombëtares është grumbulluar nga ekipi i parë i Chelseat, ndërsa po vazhdon stërvitja kundër Totenhemit për ndeshjen që do të luhet të shtunën.

Por si do të shprehej trajneri Alban Bushi për mënyrën sesi po ecte Broja, duke lënë gjurmë edhe te Shqipëria? Vetëm disa muaj më parë, i ftuar në emisionin “Pressig”, ka pasur një profetci nga ana e trajnerit të Shqipërisë U-21. Sipas tij, do të vijë një kohë kur të gjithë shqiptarët do të krenohen në aeroport, duke thënë që “Ne jemi nga vendi i Brojës”.

“Në 4 vitet e fundit ne kemi dërguar shumë futbollistë te Shpresat. Madje edhe tani kemi shumë elementë. Një prej tyre është edhe Armando Broja. Ai është një sulmues fantastik. Madje unë them edhe këtë, që nëse vazhdon të ketë mendjen te futbolli, nesër, pasnesër do të krenohemi në aeroport duke thënë: “Ne jemi nga vendi i Brojës”. E ndien veten shqiptar dhe do të luajë për ne. Do të jetë një nga sulmuesit më të mëdhenj të Shqipërisë”, do të shprehej Bushi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *