“Do paguaj 120 milionë”, Grizman përgjigjet me të njëjtën monedhë

0

Grizman te Barcelona është një çështje e mbyllur prej kohësh, por vonesa e zyrtarizimit dhe fjalët e tepërta lart e poshtë po krijojnë një ambient mjaft negativ dhe delikat mes dy klubeve. Atletiko përmes një deklarate për shtyp, akuzon Barcelonën se ka negociuar me lojtarin përpara kohës së lejuar, duke ndikuar kështu në sezonin e ekipit dhe lojtarit.

Në komunikatë thuhet se Grizman duhet të zbatojë kontratën dhe të paraqitet në grumbullimin e ditës së hënë. Sulmuesi i është përgjigjur me të njëjtën monedhë kësaj sjellje “të sertë” nga ana e klubit. Sipas “Mundo Deportivo”, Grizman nuk do të paraqitet në stërvitje. Madje, avokatët e tij po bëjnë gati proçedurat e prishjes së njëanshme të kontrataës.

28-vjeçari do të paguajë 120 milionë euro për të prishur menjëherë bashkëpunimin me klubin francez. Kjo shifra e klauzolës që lejon ndërprerjen e marrëveshjes. Këtë ai ja ka bërë të qartë klubit dhe në ditët në vijim, francezi do të jetë lojtar i lirë. Ajo që pason më pas është zyrtarizimi i tij si futbollisti më i ri i Barcelonës. Kështu, edhe pse me mjaft polemika, çështja Grizman po vjen drejt zgjidhjes.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.