“Do kujdesesh për mua nga qielli”, djali i Rejes i përlot të gjithë!

Bota e futbollit u trondit mesditën e djeshme nga lajmi tragjik që Hoze Antonio Rejes kishte humbur jetën në një aksident me makinë. Një humbje e madhe për të gjithë opinionin sportiv, teksa edhe në finalen e Championsit u vendos të mbahej një minutë heshtje në nderim të spanjollit.

Një dedikim mjaft emocionues dhe që i ka prekur të gjithë për ish-futbollistin e Arsenalit, Realit dhe Atletikos së Madridit ka bërë edhe djali i tij i madh Hoze Rejes Zhunior, i cili kishte postuar një foto me të atin në llogarinë e tij në “Instagram”, ku shkruante:

“Ky është momenti i fundit që kaluam bashkë baba. Atë ditë po më jepje këshilla, ashtu siç bëje gjithmonë, por sot ke ikur për të mos u kthyer më kurrë dhe është një ditë shumë e vështirë për mua. Isha dhe do të jem gjithmonë shumë krenar për ty baba. Nuk kaluam të gjithë kohën që donim së bashku, por vetëm ti edhe unë e dimë se sa shumë e kemi dashur dhe e duam njëri-tjetrin. E di që do të kudjesesh për mua nga qielli dhe kurrë nuk do të të harroj. Të dua baba! Faleminderit të gjithëve për mesazhet dhe dashurinë që po më jepni.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *