“Do kthehem Hebaj i vërtetë”, sulmuesi rilind me Shpresat

Dy gola në fitoren 3-2 me përmbysje ndaj Maltës në “Loro Boriçi”. Dy gola në shtëpinë e tij, për të rilindur dhe ndoshta për t’u kthyer në lojtarin që të gjithë e presin të jetë. Atmosfera e përfaqësueses Shpresa, duket se I ka bërë mjaft mirë Rubin Hebajt, që në dy ndeshje me ekipin e 21-vjeçarëve realizoi 3 gola.

“E ndjeja që do të bëja një paraqitje të mirë dhe natyrisht që jam i lumtur për golat e realizuar. Luaja në shtëpinë time, në Shkodër, prisja që gjithçka të shkonte më së miri. Kam patur problem me mungesën e golave dhe me aktivizimin e pakët te Partizani. Pres që të rikthehem Hebaj i vërtetë”, tha Hebaj për “SuperSport”.

“Diferencën në futboll e bëjnë detajet, tashmë nuk ka shumë disnivel ndërmjet skuadrave. Në skuadrën Shpresa e njohim mirë lojën e njëri-tjetrit dhe përse jo, të shpresojmë për një kualifikim të mundshëm në të ardhmen”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *