“Do jetë risia e radhës”, prezantohet Sebino Plaku

0

Sebino Plaku është lojtari i radhës që zgjedh ta vazhdojë karrierën në Kosovë. Sulmuesi, i cili dy sezonet e fundit është aktivizuar me Kamzën, ka pranuar ofertën e Llapit dhe sot është prezantuar te skuadra e re. Aty ai gjen edhe ish-shokun e skuadrës, brazilianin Bruno Arrabal.

Sebino Plaku dhe menaxheri Altin Ferat pas hedhjes së firmës

NJOFTIMI ZYRTAR – “Llapi ka arritur të siguroj shërbimet e njërit ndër sulmuesit më të mirë dhe më me përvojë në Shqipëri, i cili ka edhe karrierë ndërkombëtare. Sebino Plaku do jetë risia e radhës në klubin tonë për edicionin e ri 2019/20. Sebino ka firmosur kontratë 1 vjeçare me Llapin.

Sebino Plaku, 34 vjeç, i lindur më 20.05.1985 në Tiranë. Pozita e tij që luan është qendërsulmues. Pozitat tjera ku mund të luaj Sebino janë edhe sulmues i dytë apo edhe sulmues i krahut të majtë. Ka një karrierë shumë të ndritshme.

Ai ka luajtur për shumë skuadra në Shqipëri dhe disa të tjera edhe jashtë vendit. Së pari Sebino ka luajtur për Partizanin e Shqipërisë. Ai ka pasur paraqitje shumë të mira tek Apolonia e Fierit ku ka realizuar 21 gola, tek Dinamo Tiranë(27 gola), Skënderbeu (13 gola), Kamza(13 gola) etj.”, përfundoi njoftimi i Llapit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.