“Do jemi surpriza e sezonit”, talenti i Leverkuzenit i mbyll derën Bajernit

0

Bajer Leverkuseni ka arritur të seleksionojë disa nga talentet më të mirë të momentit, duke ndërtuar një skuadër mjaft simpatike. Këtë verë kanë bërë plot gjashtë blerjë për ta forcuar edhe më shumë skuadrën. Xhonatan Tah është një “gurët e çmuar” në dispozicion të skuadrës së “aspirinave”.
23-vjeçari gjerman është një nga qendërmbrojtësit më të mirë të Bundesligës dhe drejt tij kanë ardhur oferta nga shumë klube të mëdha, mes tyre Bajerni. Në një intervistë për mediet vendase ai i shpreh besnikërinë klubit të tij dhe deklaron se do të jenë surpriza e Bundesligas.

“Jam shumë i gëzuar që jam kthyer të stërvitem me djemtë. Pushimet më sollën më të fortë dhe gati për të startuar. Për prurjet e reja kam dëgjuar vetëm fjalë të mira. Jemi forcuar dhe jam i bindur se sezonin e ri do të bëjmë mjaft surpriza”, deklaroi Tah.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.