“Do ia shes Milanit, Xhampaolo e adhuron”, Ferrero zbulon sekretin

Hoakim Andersen apo Denis Praet? Dy lojtarët e Sampdorias janë objektiva të Milanit, por vetëm njëri do të vishet kuqezi. Diçka të tillë e sqaron Masimo Ferrero, presidenti i klubit dorian. Mbrojtësi danez dhe mesfushori ofensiv belg pëlqehen shumë nga Marko Xhampaolo, i cili ka punuar me të dy te Sampdoria.

Andersen e kemi shitur te Lioni për shumën e 24 milionë eurove + 6 milionë në formë bonusesh, ndërsa Praet do të shkojë te Milani. Xhampaolo e adhuron belgun dhe e dëshiron me çdo kusht në ekip. Kur ishte me ne, insistonte gjithmonë dhe më kërkonte të mos e shisja“, thekson Ferrero për “Sportitalia”.

Andersen dhe Praet

25-vjeçari, i cili ka zhvilluar 37 ndeshje dhe ka shënuar 3 gola sezonin e kaluar (numëron edhe tre ndeshje me kombëtaren belge), pritet të zbarkojë sa më shpejt në Milanelo, ndërsa Paolo Maldinit i duhet të gjejë një tjetër qendërmbrojtës dhe kandidati kryesor për të luajtur përkrah Alesio Romanjolit mbetet Dejan Lovren i Liverpulit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *