“Do i humbas vetë ndeshjet 3-0 për respekt”, presidenti i Ndojit do të prishë Serinë A: Nëse na thonë të luajmë…

Brescia ka vendosur për të mos luajtur futboll më në këtë sezon. Ky është paralajmërimi që vjen nga ana e presidentit të saj, Massimo Cellino. Pikërisht në skuadrën ku gjendet edhe Emanuele Ndoji apo Mario Baloteli, që e kanë mbyllur me këtë sezon për shkakun e Koronavirusit.

Megjithëse në Itali po kërkojnë zgjidhje alternative për ta mbyllur deri në fund kampionatin e nisur, Cellino është shprehur se do të prishë garën dhe do të humbas të gjitha ndeshjet në tavolinë.

“Në këtë moment nuk mund t’i them ekipit që të luajë. Ne po heqim të vdekurit me kamiona këtu. Nëse UEFA do të na ndihmojë, atëherë le ta nisë disa materiale për infermierët dhe mjekët tanë. Atëherë do të ishim shumë falenderues. Por të flasim për futbollin, është çmenduri.

Nëse do na detyrojnë, do i them ekipit të mos dalë në fushë dhe do t’i humbasim të gjitha ndeshjet nga 3-0 në tavolinë, por nuk rrezikoi shëndetin e lojtarëve dhe këtë do e bëj edhe për nder e respekt të Breshias, me ato familjet që po vajtojnë për ata njerëz që kanë ndërruar jetë”, tha Celino. /Sport Ekspres/