“Do flas me klubin”, merret vendimi për Bledi Shkëmbin

E ardhmja e Bledi Shkëmbit u vu në pikëpyetje. Humbja 5-0 me Laçin ishte e rëndë dhe korçari ishte i gatshëm të merrte përgjegjësitë e tij. Në fakt edhe drejtuesit e menduar të gjenin një trajner të ri dhe ka pasur bisedime me disa trajnerë.

Në këto kushte është e vështirë që dikush të pranojë ofertën, ndaj edhe ka qenë një mision i vështirë gjetja e një trajneri tjetër. Presidenti Edmond Hasanbelliu ka vendosur që të vijojë bashkëpunimin me Shkëmbin dhe klubi durrsak ka dalë me një njoftim.

Korçari e mori në verë drejtimin e Teutës, pas një eksperience me Lirinë e Prizrenit në Kosovë. Durrsakët kanë rënë në sy për lojën e mirë, por kohët e fundit ka diçka që nuk shkon. “Djemtë e Detit” u eliminuan nga Kupa  e Shqipërisë para pak ditësh, ndërkohë që tanimë edhe vendi i tretë në klasifikim është vënë në dyshim.

ÇFARË THA SHKËMBI – “Jemi të njëjtët, por ky moment jo i mirë po zgjat shumë. Ishte shpërfytyrim, pas atij shpërfytyrimi në pjesën e dytë me Kukësin. Do flasim me klubin, duhet të ndryshojë diçka. Ekipi ka një ngërç psikologjik. Stafi ka për detyrë t’i qetësojë. E shikoj që nuk po e bëjmë. Do vendosim sot dhe nesër e të bëjmë atë që është më e mira për klubin”, u shpreh Shkëmbi një ditë më parë në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *