Do fitojmë 10 ndeshje! “Mos ia kalon atij trajnerit të portierëve të Tiranës”, Gjici motivon Shehin: Kemi çaluar me timonierin!

Nga Klaudio Ndreca

Kukësi është duke u përgatitur për rifillimin e Superiores, por në të njëjtën kohë edhe duke u motivuar për të fituar titullin kampion. Detyra është më shumë sesa e vështirë, kjo për shkakun se Tirana është në vendin e parë dhe ndodhet 9 pikë larg.

Asgjë nuk do të jetë e lehtë për verilindorët dhe e parë në këtë këndvështrim, kërkohet një motivim i madh në skuadër. Në një speciale të përgatitur nga ana e “RTSH Sport”, nga Olsi Teqja e deri te Orges Shehi, të gjithë janë në të njëjtin zë se do të fitohen 10 ndeshje me shpresën për të arritur te titulli.

Ndërkohë Safet Gjici e motivon trajnerin në mënyrën e tij: “Kukësi është klubi më i mirë në Shqipëri. Ne kemi kualitete dhe jemi treguar gjithmonë korrekt si klub. Por kemi çaluar tek timonieri, pra tek trajneri. Tani shpresojmë se ky që kemi mos ia kalon atij trajnerit të portierëve që ka Tirana”, thotë mes të tjerash Gjici. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *