“Dje po mburreshim me ju se kemi tifozat më të mirë”, në Skoci futen dhe prishin stadiumin

Edhe pse futbolli është një nga gjërat më të dashura për njerëzit, jo pak herë janë dëgjuar edhe ngjarje të rënda që lidhen me dëmtimin që i bëhet nga vetë sportdashësit. Një lajm jo i mirë vjen nga Skocia, aty ku stadiumi i një ekipi në ligën e dytë, është pushtuar dhe shkatërruar nga vandalët.

Ky lajm ka ardhur si bombë për skuadrën e Arbroath, të cilët janë habitur nga sjellja e tifozëve, teksa një ditë më parë kishin thurur elozhe për mbështetësit e tyre. Kjo ishte deklarata e klubit skocez në rrjetin social Twitter. “ Të zhgënjyer! Ditën e djeshme ne po mburreshim se sa të mirë i kishim tifozat, ndërsa ditën e sotme na vjen lajmi që muret e stadiumit dhe shtëpitë e njerëzve përreth u mbushën me piktura prej grafiti’’ – ishte shkrimi i faqes zyrtare në Twittër. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *