Djaloshi i rekordeve, kontratë historike për Zhoao Feliks

Telenovela Zhoao Feliks po shkon drejt fundit dhe portugezi do të firmosë për Atletikon e Madridit. 19-vjeçari do të shndërrohet në blerjen më të shtrenjtë të historisë së “Los Colchoneros”, me këta të fundit që do të derdhin në arkat e Benfikës plot 120 milionë euro.

Gjithsesi, ende pa u finalizuar transferimi, spanjollët e “AS” raportojnë se Atletiko i trembet një tjetër rasti “Grizman” dhe Zhoao Feliks do të ketë një klauzolë lirimi 350 milionë euro. Kjo është edhe klauzola më e lartë në historinë e klubit të Atletikos.

Zhoao Feliks

Zhoao Feliks do të përfitojë plot 6 milionë euro në sezon dhe kontrata pritet të jetë 5-vjeçare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *