“Djaloshi i artë” i Junajtid, çfarë rrugëtimi fantastik për Rashford

Markus Rashford është një ndër sulmuesit dhe lojtarët më të spikatur të momentit. 21-vjeçari shihet si e ardhmja e Anglisë, teksa rendimenti dhe paraqitjet e tij kanë qenë gjithnjë e në rritje. Ditën e sotme, “djalli i kuq”, mbush plot 3 vite që kur debutoi për herë të parë në futbollin profesionist.

25 shkurtin e vitit 2016, Markus Rashford u grumbullua nga Zhose Murinjo për sfidën ndaj Midtjylland në Europa League, ku normalisht ishtre programuar që djaloshi i vogël të qëndronte në stol. Gjithsesi, pak minuta përpara se sfida të niste, Antoni Martial pëson një dëmtim dhe trajnerit Murinjo i duhet të bëjë pa shërbimet e francezit.

Për të luajtur në formacion thërritet djaloshi i vogël Rashford, vetëm 18 vjeç në atë kohë. Anglezi qëndroi në majë të sulmit dhe i suprizoi të gjithë me paraqitjen e bërë, ku edhe shënoi një dopietë në fitoren 5-1. Që nga ajo kohë, Rashord është kthyer në një nga lojtarët më të mirë të Junajtid dhe kombëtares angleze të futbollit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *