“Djalli” nuk arrin të gjejë paqe, goli i Ibrahimoviç dhe Milani asfiksohet pa tifozë ndaj Xhenoas

Milani ka hedhur një hap fals ditën e sotme, teksa është mundur në “San Siro” nga Xhenoa. Këta të fundit kanë fituar me shifrat 1-2, duke rikthyer sërish krizën e rezultateve për kuqezinjtë. Në momentin kur dukej se po rigjente formën, Milani tregon edhe një herë se është ende në një fazë tranzitore. Nga largimi i papritur i Boban nga detyra ditën e djeshme e deri te ky rezultat dëshpërues për “djajtë”, që nuk poi a dalin të gjejnë paqe.

Ishte veteran Goran Pandev ai që do të zhbllokonte shifrat që në minutat e para të takimit, duke shtyrë topin në rrjetë në mintën e 7. Më pas vetëm 4 minuta para përfundimit të pjesës së parë do të ishte Cassata ai që do të dyfishonte shifrat për miqtë, teksa shfrytëzon atë finte të Schone në zonë.

Kundërpërgjigja do të vinte me vonesë nga Milani, që për një moment ndezi shpresat për të realizuar kthesën pas golit të Ibrahimoviç në minutën e 77. Megjithatë goli i suedezit i vetëm nuk mjafton dhe kuqezinjtë detyrohen të dalin pa pikë nga “San Siro” i boshatisur prej koronavirusit./Sport Ekspres/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *