“Djali rri me sy mbyllur, se e ka ëndërr këtë lojtar të madh”! Klaus Gjasula “skuq” Rei Manaj

Një vlerësim i madh ka ardhur nga ana e Klaus Gjasulës, sa i përket Rei Manaj. Ky i fundit ka hedhur një foto së fundmi me Kombëtaren e Shqipërisë, atje ku djaloshi që e shoqëronte ishte me sy mbyllur. Ndërkohë mesfushori i kuqezinjëve ka pasur disi frymë letrare, duke u shprehur se kjo ka ardhur për shkak se gjendej pranë një lojtari të madh që tashmë është pjesë e Barcelonës. Manaj e ka falenderuar Gjasulën për këtë koment të bërë, sigurisht, duke mos e pritur as vetë një gjë të tillë. /Sport Ekspres/