“Djali i babait”! Fjalët që prekën sedrën e Moratas, tani humb derbin me Realin e Madridit

Një konfrontim ka pasur mes Salva Sevilla-s dhe Alvaro Morata-s në ndeshjen midis Mallorca dhe Atletico Madrid, ku të gjithë janë përpjekur të zbulojnë çfarë fjalësh ka thënë Sevilla në drejtim të sulmuesit spanjoll. Kjo pasi këto fjalë sollën edhe reagimin e madrilenit, që është përjashtuar nga ndeshja, duke humbur kështu edhe derbin me Realin e Madridit.

Këtë kureshtje ka vendosur ta shuajë vetë futbollisti i Mallorca-s, i cili tregon përmes një postimi në “Instagram” se i është drejtuar Morata-s me fjalët: “Ti je fëmija i babit”, duke hedhur poshtë zërat se mund të ketë pasur një fyerje për familjen e futbollistit spanjoll.

“Në 35 vite që unë kam, çfarë ka ndodhur në fushë gjithnjë ka qendruar aty. Nëse flasim jashtë fushe, ajo që nuk duhet të bëjmë është të themi gënjeshtra për të justifikuar gabimet. Fjalët e mia ishin ‘ti je fëmija i babit’ dhe video është aty. Ishte një gabim nga ana ime dhe kërkoj falje. Ajo që unë nuk do të lejoj është që të thonë se u ngatërrova me gruan dhe fëmijët e tij”, ka shkruar Sevilla.

Ndërkohë që pasi Morata u largua me të kuq, i është përgjigjur gazetarëve: “Pyesni Salvan se çfarë më ka thënë në atë episod”. Këto fjalë kanë qenë për të nxjerrë nga “shinat” sulmuesin e njohur, ashtu siç edhe ndodhi, duke ditur që babai i tij ka vendosur jo pak në karrierën e tij. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *