“Djajtë” fitore me vuajtje, Interi humb dhe “skuqet”

0

Junajtidi i Murinjos mposhti 1-0 Zorian me gol të Ibrahimoviçit, por pa treguar asgjë. Zikaltrit u turpëruan duke humbur 3-1 me Sparta Pragën. Deri tani, zero pikë!

E pabefasishme, e dhimbshme dhe e çuditshme! Interi u mposht nga Sparta Praga 3-1 në transfertë në ndeshjen e vet të dytë në Ligën e Evropës dhe aktualisht skuadra e teknikut Frenk de Bur ka zero pikë në grupin K. Zikaltrit zhgënjyensërish me performancën e tyre në Evropë, duke mos arritur të shfaqin potencialin e tyre, ashtu si  për shembull  në ndeshjen spektakolare kundër Juventusit në Serie A.De Bur u përpoq t’i luajë të gjitha kartat në sulm, me futjen e Ikardit dhe Perishiçit, por u desh të përballojë 15 minutat e fundit me dhjetë futbollistë pas kartonit të dytë të Ranokias.  Faulli i italianit u kthye në gol nga Holek. Sparta, me këtë fitore mori tri pikët e para, kurse skuadra milaneze “mallkoi” veten dhe tashmë sheh në tabelë numrin zero.  Në ndeshjen tjetër të një skuadre “big” në letër, por jo në fushë, Mançester Junajtid-Zoria, fitues dolën “Djajtë e kuq” në në “Old Trafford”. Golin e vetëm të takimit e shënoi sulmuesi i madh Zlatan Ibrahi-moviç 20 minuta para fundit. “Djajtë”, të cilët në ndeshjen e parë u mposhtën nga Fejnordi, nuk dhuruan një performancë bindëse ndaj ukrainasve, sado modestë që ishin këta të fundit dhe pavarësisht se trajneri Zhoze Murinjo aktivizoi një numër të madh titullarësh si Baili, Smolling, Pogba, Felaini, Rashford, Mata, Lingard dhe Ibrahimoviç. Dhe, ndonëse skuadra e teknikut portugez mori tri pikët, edhe ndeshja e luajtur në shtëpi tregoi se problemet nuk janë zgjidhur akoma për Junajtidin, ende pa busull.

Sport Ekspres

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image