“Djajtë e Kuq” nuk u ndahen barazimeve, Ajaksi shkëlqen ndaj Shalkes

0

Mançester Junajtid duket një “i sëmurë” pa shërim, sepse barazimet i janë bërë makth këtë sezon. Pas 12 të tillëve në kampionat, sot erdhi barazimi i radhës në Europa League, në Belgjikë, ndaj Anderlehtit. Mkitarjan shënoi në minutën e 37-të dhe u duk se Junajtid po shkonte drejt fitores që do të afronte ndjeshëm kualifikimin, por si zakonisht skuadra e Zhoze Murinjos humbet shumë raste, nuk i mbyll ndeshjet dhe vuan kur rivalët afrohen me forca të shumta drejt mbrojtjes.

Në fundin e takimit Dendonker barazoi me një goditje të bukur me kokë, duke i hequr fitoren ndaj duart skuadrës angleze, që gjithsesi një hap të madh prëpara e ka hedhur, sepse tashmë në kthim luan shumë i qetë.

Ndërkaq, Ajaksi vazhdon të befasojë, sepse sot mposhti 2-0 Shalken, duke luajtur një ndeshje perfekte. Heroi i holandezëve ishte mesfushori Dejvi Klasen, autor i të dy golave, nga një në çdo pjesë loje, ndërsa Shalkes tashmë i duhet një mrekulli e vogël në Gjermani.

Fitore arriti edhe Selta Vigo, por suksesi 3-2 në shtëpi ndaj Genkut nuk jep asnjë garanci. Miqtë luajtën një ndeshje mjaft të guximshme, shënuan të parët dhe shkurtuan edhe kur e panë veten në disavantazh 3-1, duke treguar forcë të madhe psikologjike, ndaj kthimi do të jetë mjaft i ndërlikuar për Seltën.

Ndërkaq, Lion-Beshiktash nisi me thuajse një orë vonesë, për shkak të trazirave në stadium, shkaktuar nga tifozeria turke.

Beshiktashi shënoi në pjesën e parë, por në të dytën furia e Lionit prodhoi 2 gola në minutat 83 e 84, me të dytin që erdhi pas një gafe nga portieri spanjoll Fabri, i cili humbi një top në zonë dhe Morel shënoi golin e fitores.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image