Dizajn i ri dhe rikthim i ngjyrës rozë, Adidas habit me fanellën e re të Juventusit

Uniforma e re e Juventusit është zbuluar nga sajti i njohur footyheadlines”. Në fotot e bëra publike së fundmi dallohet qartazi që dizajni i fanellës së parë të kampionëve të Italisë ka pësuar një ndryshim rrënjësor.

Fanella është ndarë në dy pjesë, njëra e bardhë dhe tjetra e zeza, ndërsa në hapësirën midis tyre është vendosur një shirit ngjyrë rozë, detaj tepër interesant, pasi kjo ngjyrë nuk shfaqej në fanellat e Juventusit prej tri sezonesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *