“Divorci” i parë te PSG-ja, prishet kontrata e mesfushorit  

Largimi i parë nga skuadra e PSG-së gjatë merkatos së janarit do të jetë mesfushori francez, Lasana Diarra. Futbollisti 33-vjeçar iu bashkua klubit parisien një vit më parë dhe kontrata aktuale e lojtarit  mbaron në fund të këtij sezoni.

Sipas asaj që  raporton “parisunited.com”, një sajt ky me burime të forta pranë kampionë të Francës, Diarra dhe drejtuesit e PSG-së kanë rënë dakord të prishin me konsensus kontratën aktuale dhe mesfushori francez do është nga dita e sotme një lojtar i lirë.

Lojtarë të tjerë që po bëjnë gati valixhet te PSG-ja janë Hese Rodrigez dhe sulmuesi Timoti Ueah, ky i fundit do të huazohet deri në fund të sezonit në Skoci te skuadra kampione e Selltikut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *