Ditmar Bicaj me skuadër të re, mbetet në Superiore

0

Veljko Dovedan, trajneri i Bylisit, u tregua i qartë pas ndeshjes miqësore me Tiranën: “Kjo skuadër ka nevojë për lojtarë me eksperiencë. Na duhen dy mbrojtës qendrorë dhe një sulmues”. Presidenti Besnik Kapllanaj nuk ka qëndruar duarkryq.

Së fundmi ai ka gjetur marrëveshjen me mbrojtësin Ditmar Bicaj, i cili në Superiore është aktivizuar me skuadra si Tirana, Dinamo, Partizani, Vllaznia, Flamurtari dhe Teuta. Tashmë do të mbrojë ngjyrat e Bylisit.

“ZYRTARE! Supergoditje e presidencës në merkato. Ditmar Bicaj, mbrojtësi me eksperiencë firmos te BYLISI, pasi ka gjetur akordin me presidentin Besnik Kapllanaj. Bicaj ka një karrierë mjaft të pasur, duke qenë edhe pjesë e ekipit Kombëtar A!”, shkruan klubi ballshiot. 

ZYRTARE!Supergoditje e presidences ne merkatoDitmar Bicaj, mbrojtesi me eksperience firmos te Bylisi pasi ka gjetur…

Gepostet von FK BYLIS am Sonntag, 4. August 2019

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.