Ditëlindje në fushë, mbrojtësi i Sportingut i shpëton jetën portierit

Festa e ditëlindjes zakonisht bëhet mes miqsh apo familjarësh, me tortë apo ushqim e pije.

Nuk ka ndodhur kështu me Sebastian Koates  mbrojtësin e Sportingut të Lisbonës, i cili më 7 tetor mbushi 28 vjeç dhe ishte në fushë, për ndeshjen në transfertë në Portimonense.

Ndeshje për t’u harruar për nga rezultati, sepse Sportingu u mund 4-2 dhe humbi terren ndaj ekipeve rivale për titull, por askush nuk pret titull nga një ekip që në verë ishte në kaos total dhe u rindërtua me urgjencë pas ndryshimit në kreun e klubit.

Ndeshje e paharrueshme për Koates, sepse uruguajani u bë hero krejt papritur. Asgjë që lidhet me futbollin e luajtur, sepse i shpëtoi jetën portierit Romain Salin.

Kur Portimonense shënoi golin e 2-0, Salin u përplas me shtyllën dhe mbeti i shtrirë në tokë. Festë në stadium, por vetëm Koates e pa portierin pa ndjenja dhe ndërsa stafi mjekësor vraponte për në fushë, mbrojtësi i nxori gjuhën portierit.

Momente paniku, por Koates e shënoi golin e madh të mbrëmjes. Me vone shënoi golin e dytë të Sportingut, që nuk e shmangu humbjen, por fitorja e madhe ishte shpëtimi i portierit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *