Ditëlindje dhe tension: talenti katalanas debaton për 16 mijë euro, ndërhyn policia!

0

Munir El Hadadi është një nga lojtarët më premtues të Barcelonës, por sulmuesi me origjinë marokene nuk është rritur në nivelin e kërkuar. Sezonin e fundit ai ishte i huazuar tek Alavesh, ku zhvilloi një sezon të mirë duke shënuar 10 gola. Trajneri Valverde e riktheu në ekip dhe Munir është pjesë e Barcelonës në këtë sezon.

Lojtari festoi 23-vjetorin e lindjes para disa ditëve, por jo gjithçka ka shkuar në mënyrën më të mirë. Sulmuesi i Barcelonës zgjodhi Madridin dhe diskotekën “Tiffany’s”, për të festuar me miqtë dhe familjen e tij, por në fund të festës, palët kanë qenë afër konfrontimit.

Siç zbulon “El Mundo”, Munir mbasi ka festuar ditën e tij të lindjes për shtatë orë rresht, është habitur kur ka parë faturën prej 16 mijë eurosh. Lojtari ka debatuar me pronarët e diskotekës, duke pretenduar që nuk ishte konsumuar gjithçka që ishte shkruar në faturë dhe ka refuzuar të paguajë shumën.

Menaxherët e lokalit kanë thirrur policinë, që ka qetësuar situatën dhe në fund është vendosur të “modifikohet” shifra me 1 mijë euro. Munir ka paguar 15 mijë eurot dhe është larguar, duke i dhënë fund një ditëlindjeje të paharrueshme, por dhe shumë të shtrenjtë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.