Ditë vendimtare për sulmuesin shqiptar, Shtutgarti i jep një dorë

Në vitet e fundit është rritur numri i lojtarëve shqiptarë që spikasin në akademitë e klubeve gjermane. Pas Elvis Rexhbeçajt, Florent Muslisë dhe Meritan Shabanit, talenti i radhës duket se është Leon Dajaku.

Futbollisti 18-vjeçar është pjesë e akademisë së  Shtutgartit dhe në sezonin që lamë pas debutoi në Bundesligë edhe pse asokohe ende s’i kishte mbushur të 18-at. Sulmuesi spikati fillimisht me ekipin U19, ku ishte golashënuesi i skuadrës me 11 gola.

Dajaku ka qenë një ndër lojtarët më të aktivizuar në fazën përgatitore të Shtutgartit në Tirol të Austrisë. Të riut shqiptar po i jepet shansi për të treguar veten në një ndër klubet më të mëdhenj të Gjermanisë.

Rënia e Shtutgartit në Bundesligën e dytë mund t’i shërbejë 18-vjeçarit duke marrë parasysh faktin se kemi të bëjmë me një kampionat ku niveli i futbollit ndryshon shumë nga ai i Bundesligës së parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *