Ditë vendimtare për Besir Demirin, kolegët e konsiderojnë të larguar

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Besir Demiri, është shumë pranë largimit nga skuadra ukrainase e Mariupolit. Lojtari e ka pranuar disa herë që për të kanë ardhur disa oferta, por pritet që të gjendet akordi me drejtuesit e klubit.

Sipas sajtit ukrainas “football.ua”, lojtarët e Mariupolit janë të sigurt se mbrojtësi i krahut të majtë, nuk do të jetë më pjesë e skuadrës gjatë etapës së dytë të kampionatit ukrainas.

Aktualisht nuk janë bërë të ditura emrat e skuadrave që janë të interesuara për 24-vjeçarin, por është e sigurt që kemi të bëjmë me një hap më lart në karrierë. Demiri ka qenë pjesë të grumbulluarve të kombëtares shqiptare në muajin shtator, por në grumbullimin e mëpasshëm, mëngjarashi nuk u thirr më nga Panuçi, pasi ky i fundit i besoi dyshes Binaku-Lenjani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *