Ditë shqipesh, pas Skënderbeut shkëlqen edhe Shkëndija

Pas Skënderbeut, që mori një barazim të shkëlqyer në Kazakistan ndaj Kairat Almatit, vjen edhe një lajm i bukur nga skuadrat shqiptare në Europa League: Shkëndija ka mposhtur 3-1 HJK Helsinkin e Finlandës.

Një ndeshje aspak e lehtë, me miqtë që u mbrojtën fort dhe përfituan nga një gabim në mbrojtje i Shkëndijës, duke shënuar me Xhallou në minutën e 35-të.

Megjithatë, Radeski fitoi një 11-metërsh në fundin e pjesës së parë dhe Besart Ibraimi nuk gaboi.

Ibraimi po shkëlqen në Europa League këtë edicion, sepse po shënon lumë golash, duke shpërthyer në pjesën e dytë. Në minutën e 59-të erdhi goli i avantazhit dhe në të 64-tën një tjetër 11-metërsh. Ibraimi gol, HJK me 10 lojtarë, gjithçka perfekte për Shkëndijen, edhe pse në 27 minutat e mbetura skuadra ng Tetova mund dhe duhej të shënonte një gol tjetër sigurie, para kthimit në Finlandë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *