Ditë feste për Murinjon, fitore në Bërnli dhe në merkato

Mançester Junajtid ka shkuar përkohësisht -9 nga Mançester Siti në renditjen e Premier Ligës, pas fitores 1-0 në Bërnli pasditen e sotme.

Një gol i bukur shënuar nga Antoni Marsial në fillim të pjesës së dytë mjaftoi që Zhoze Murinjo të festonte fitoren e katërt rresht në të gjitha kopmpeticionet, pavarësisht se në aspektin e lojës Junajtid nuk shkëlqeu.

Për të shtuar cilësinë do të mendojë Aleksis Sançez, sepse tashmë është zyrtare: kiliani kalon në Mançester, me Arsenalin që do të marrë armenin Henrik Mkitarjan. Sançez do të kryejë vizitat mjekësore sot, para se të firmosë një kontratë 4,5-vjeçare, me 450.000 paund në javë, rreth 21.5 milionë paund në vit, një çmenduri e vërtetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *