“Ditë e shënuar”! Armand Duka flet për hapjen e futbollit në Shqipëri: I drejtohem lojtarëve, trajnerëve dhe klubeve…

Nga Klaudio Ndreca

Sot mund të quhet një ditë e shënuar për futbollin shqiptar, pasi kemi rikthimin e tij në krye të detyrës, fillimisht duke vazhduar me stërvitjet. Ndërkohë që në javën e parë të qershorit pritet edhe rikthimi me ndeshjet e zhvilluara, por që presin konfirmimin zyrtar nga ana e Qeverisë.

Armand Duka i është drejtuar me një mesazh të gjithë klubeve, trajnerëve, lojtarëve, stafeve të tyre, por njëkohësisht edhe akademisë. Teksa i falenderon për durimin e madh që kanë treguar në gjithë këtë periudhë, i fton që të tregohen të kujdesshëm dhe të zbatojnë protokollin e sigurisë, që sporti të mos rrezikohet nga kjo pandemi dhe që të bëhen hapa pas. /Sport Ekspres/

Mesazhi i plotë

I drejtohem me këtë mesazh, futbollistëve, trajnerëve, drejtuesve dhe stafeve të klubeve, ekipeve dhe akademive të futbollit.

Sot, pas një periudhe të relativisht të gjatë ndërprerjeje për shkak të pandemisë, të gjithë do të kenë mundësinë të kthehen në fushat e stërvitjes. Kjo është një ngjarje e shënuar, sepse nis rrugën për rifillimin e sezonit futbollistik të ndërprerë nga masat, për luftën ndaj COVID -19.

Në fillim, dua t’ju falenderoj, për durimin dhe qytetarinë e treguar gjatë kësaj periudhe të gjatë dhe të vështirë, duke zbatuar rregullat e distancimit social. Edhe për mesazhet, e solidaritetit që keni dhënë nëpërmjet prononcimeve tuaja. Futbolli është një pjesë e rëndësishme dhe e ka për detyrë të japë mesazhe me vlera, për shoqërinë shqiptare.

Dua t’ju kujtoj edhe njëherë, që të jeni sa më të kujdesshëm dhe të zbatoni rregullat e distancimit social dhe protokollet në lidhje me zhvillimin e stërvitjeve në  këto kushte. Jam i bindur, që ju dhe stafet tuaja, do të tregoheni të kujdesshëm në këtë drejtim, në mënyrë që gjithçka të shkojë sa më mirë.

Në ditët në vazhdim, Federata Shqiptare e Futbollit do të organizojë disa demonstrime, seminare dhe aktivitete të tjera me klubet, në mënyrë që ato të janë sa më të qarta dhe të lehta për t’u zbatuar nga ana juaj, si organizatorë të ndeshjeve. Në mënyrë që rifillimi i edicionit të rid he I të gjitha aktiviteteve futbollistike të na gjejë sa më të përgatitur dhe ç’është më e rëndësishmja, sa më të mbrojtur.

Edhe njëherë stërvitje të mbarë dhe suksese në punën tuaj!

Armand Duka

 

President i FSHF

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *