Ditë e re, lojtar i ri! Një mesfushor nga Belgjika për Aston Vilën

Aston Vila po bën një merkato shumë aktive, pasi ka afruar deri më tani lojtarë të shumtë. Ekipi nga Birmingemi po ndërton një ekip solid për të përballuar elitën e futbollit anglez. Pasi “blinduan” yjet aktualë të skuadrës, si Grielish dhe Çester, drejtuesit e Vilës filluan të afronin lojtarë.

Uesli, Trezeguet, Mings, Target, Konsa, El Ghazi, Engels, Zhota dhe së fundmi Marvelus Nakamba kanë nënshkruar për Aston Vilën. Mesfushori nga Zimbaue ka qenë një ndër futbollistët më të mirë të Klub Bryzh në Belgjikë, duke shkëlqyer.

Paraqitjet e tij kanë bërë që Aston Vila ta sigurojë kartonin e tij, për më shumë se 11 milionë paundë. Nuk dihet ende sa do të përfitojë mesfushori, por Aston Vila tregon se nuk e ka ndërmend të ndalet në këtë merkato.

Blerjet e deritanishme te Aston Viles

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *