“Dite e madhe futbolli”, lule, duartrokitje dhe përqafime për gjyqtaren italiane

0

Analisa Moçia punon si gjyqtare anësore e kategorive të ulta italiane. Gjatë javës së kaluar, ajo u ofendua publikisht pa motiv nga një gazetar, i cili komentonte ndeshjen mes Agropolit dhe Sant Aniellos.

Shpifësi të shohësh gratë që vijnë të bëjnë arbitren, një barcaletë e Federatës”, komentonte Serxhio Vesikio, fjalë që sollën kritika të shumta.

Ndryshe ka ndodhur kësaj jave. Analisa do të ishte anësore e ndeshjes Polisportiva S.Maria Cilento-Virtus Avelino. Tifozët e pranishëm, administrata komunale dhe drejtuesit e dy skuadrave i kanë dhuruar një pritje të ngrohtë asaj.

Duartrokitje, lule dhe mesazhe të ngrohta për Analisën nga të gjithë të pranishmit, ndërsa një nga drejtueset e qytetit i dhuroi një përqafim të ngrohtë vajzës. “Një ditë e madhe futbolli. Nga ata të bukurat, që krijojnë antitrupa kundër injorancës dhe vrazhdësisë”, shkruhet në komunikatën e klubit të Avelinos.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.