Dita: Ky është Skënderbeu që presin të gjithë, ja pse kemi lënë shumë pikë

0

Bruno Dita ishte njeri që vendosi sfidën kundër Kukësit, pasi me golin e tij që në minutën e katërt i dha fitoren Skënderbeut. Mesfushori i “Ujqërve” foli pas ndeshjes për “Supersport”, ku analizoi sezonin e Skënderbeut deri më tani, ndeshjen kundër Kukësit dhe preku objektivat e mbetura:

“Jemi rikthyer ai Skënderbeu që të gjithë presin. Mendoj është rikthyer agresiviteti. Te humbjet që pësuam, nuk ishim agresivë, por në dy ndeshjet e fundit kemi bërë shumë mirë. Goli kundër Kukësit? Nuk e di, mbase më ngjit ngjyra blu (qesh).

Kishim dhe mungesë fati, pasi njëherë në vinin ekipet në portë dhe na ndëshkonin. 100% ishte vetëm mungesë fati. Në këto dy ndeshje, është rikthyer Skënderbeu që të gjithë presin, të paktën korçarët.

Ne gjatë gjithë javës stërvitemi për dy module. Duhen dhe lojtarët që të ambientohen. Është e vështirë për lojtarët që të ambientohen gjatë lojës për skema të ndryshme, prandaj ne punojmë shumë në të gjitha stërvitjet.

Ne kemi objektivat tona dhe skuadrat e tjera nuk na interesojnë. Ne kemi lënë shumë pikë dhe duhet të rikuperojmë. Llogaritë bëhen, por le të dali si të dali. Ne shohim ndeshjet tona. Ka ndeshje shumë dhe çdo gjë është e arritshme. Siç na ndodhi neve me humbjet rresht, mund t’i ndodhi dhe skuadrave të tjera, prandaj ne besojmë”, tha Dita.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.