Dita “kërcënon” Luftëtarin, Shehi: Ja pse nuk shënohet në Superiore

Orges Shehi e di shumë mirë që për të fituar një ndeshje duhet djersirë shumë. Trajneri i Skënderbeut e ka thënë prej kohësh: “Mund të fitosh kundër çdo ekipi, sikurse mund të të mundë çdo ekip”. Kështu ka ndodhur në realitet, ndaj edhe vlerësimi për Luftëtarin është maksimal.

“Nuk ka skuadra të lehta, është një skuadër që të imponon respekt për vetë lojërat që po bëjnë. Duhet të përgatitemi 100 për qind për këtë ndeshje”, deklaron Shehi për RTSH. Tekniku i Skënderbeut komenton edhe mungesën e golave në Superiore.

“Problemi i golit nuk është vetëm i yni, vuajnë edhe skuadrat e tjera. Mungojnë Salihi me shokë. Nuk krahasohemi më atë Skënderbe që ka qenë. Kemi djem të rinj, që duhet të mësojnë për t’u bërë protagonistë. Me rëndësi është të shkojmë para porte, siç kemi bërë deri tani. Normalisht do donim të shënonim që sulmuesit tonë të fitonin besim dhe të ndihmonin skuadrën”, deklaroi Shehi.

Një koment të shkurtër në lidhje me sfidën me Luftëtarin e ka bërë edhe mesfushori Bruno Dita, i cili ka deklaruar: “Që me ardhjen e Ahmatajt, që e njoh mirë, Luftëtari ka rritje dhe më vjen mirë. Gjithsesi në ndeshjen me ne e pret humbja”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *