Dita: Kemi harruar të shënojmë, tani Partizani është shumë larg

Mesfushori i Skënderbeut, Bruno Dita ka pranuar se blerjet e reja të skuadrës nuk janë ende gati dhe se do të duhet ende kohë që skuadra të jetë e kompletuar. Gjithashtu, Dita preku dhe titullin kampion, ndeshjen e kaluar kundër Kastriotit dhe takimin në shtëpi përballë Laçit ditën e hënë:

NDESHJA KUNDËR KASTRIOTIT – “Do të thosha se ishte një ndeshje “jo” për ne. Po krijojmë raste dhe lojë, nuk e di pse janë këto rezultate negative”.

LAÇI – “Normalisht, Laçi është një ekip i mirë dhe për tu vlerësuar. Ne do të bëjmë maksimumin për të fituar. Shpresoj të bëjmë më mirë se ndeshjet e tjera, në të gjitha aspektet. Duhet të finalizojmë në mënyrën e duhur, pasi po na mungojnë golat”.

ARDHJET E REJA – “Akoma nuk janë gati. Duhet dhe pak kohë që lojtarët e ardhur të ambientohen dhe të vijnë në momentin e duhur”.

RENDITJA – “Kampionati është i gjatë, por 13 pikë larg Partizanit janë shumë. Gjithsesi, mbetemi optimist për një mbyllje siç duhet të sezonit”,- u shpreh Dita.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *