Dita është i Skënderbeut

Bruno Dita është një futbollist i Skënderbeut.

24-vjeçari nga Tirana, pjesë e Teutës prej 3 sezonesh, i ka dhënë fund aventurës në bregdet, ndërsa tashmë ka gjetur klub të ri.

Kanë qenë 3 vite shumë pozitivë për Ditën, që edhe te Besa kishte shkëlqyer për dy sezone, para transferimit te Teuta. 81 ndeshje në 3 sezone, 10 gola në Superiore për durrsakët, duke luajtur herë në mbrojtje e herë në mesfushë, ndërsa këtë sezon ishte i pafat edhe me dëmtimet.

Tani menaxheri Elton Marini ka gjetur marrëveshjen me Skënderbeun dhe nga informacionet e Sport Ekspres bëhet fjalë për një kontratë të shkëlqyer, me 3000 euro në muaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *