Dita e së vërtetës, a do të nisë Vllaznia nga puna sot?

Nuk ka më dyshime se kush do të jetë në krye të Vllaznisë, pasi administratori do të jetë Suad Lici, drejtori teknik, Alban Hasani, ndërsa trajner Ervis Kraja. Dilema e vetme lidhet me momentin se kur do të prezantohen nga Bashkia drejtuesit e rinj të klubit.

U mendua se sot do të marrë drejtim puna në klubin kuqeblu, por nuk është e thënë të ndodhë kështu. Burime të ndryshme pranë drejtuesve të rinj bëjnë me dije se ende nuk është përcaktuar një datë fikse se kur do të zyrtarizohen në drejtimin e klubit kuqeblu.

Vllaznia është shumë vonë me përgatitjet, pasi ekipit e Kategorisë së Parë kanë nisur me punën, ndërsa kuqeblutë nuk kanë lëvizur ende asnjë tull. Nuk dihet se si do të shkojë situata e tyre, pasi as futbollistët që do të jenë pjesë e grupit nuk dihen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *