Dita e madhe, Milani ndërron pronar sot

0

Më në fund, duket se mori fund odiseja e Milanit: sot në Milano priten firmat e kalimit të klubit nga Silvio Berluskoni te Jonghong Li.

Mbyllja e bisedimeve, takimi mes palëve, firmat në noteri: të gjitha në ditën e sotme, që pritet me shumë interes, sepse është hapi i fundit i një historie të lodhshme.

Pritet derdhja e 270 milionë eurove në arkat e Fininvestit, për të vulosur gjithçka, para se të nisë një epokë e re.

Natyrisht, ka ankth mes tifozëve, për të parë sa seriozisht e ka pronari i ri, por do ta tregojë koha.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here