Dita e fundit e merkatos, Murinjo dorëzohet

Ndryshe nga tradita, në Angli do të mbyllin sot merkaton e verës, duke kënaqur në një farë mënyre trajnerët, që janë ankuar gjithmonë se e nisin sezonin me pasiguri dhe me frikën se do u largohet ndonjë titullar deri në 31 gusht.

Këtë verë pritej ndonjë goditje e madhe nga Mançester Junajtid, por deri tani asgjë e veçantë dhe Zhoze Murinjo është dorëzuar.

Duke folur për faqen zyrtare të klubit, portugezi e pranon se nuk pret më asnjë përforcim.

“Nuk mendoj se do ndodhë ndonjë gjë. Merkatoja mbyllet sot, ndaj është momenti që të mos mendojmë më për të dhe do të përqendrohem të lojtarët që kam në dispozicion.

“Do të duhen pak javë derisa të rikuperojmë lojtarët që janë pas me përgatitjet, tani është koha të hedh në fushë ata që janë më mirë. Nuk mendoj për ata si Matiç apo Valencia, që nuk do të jenë nesër ndaj Lesterit, por për të tjerët, që janë gati”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *