Dita e finaleve për mbijetesë, feston Dinamo, Elbasani në buzë të “varrit”

0

Sot u luajtën edhe ndeshjet e Kategorisë së Parë dhe në zonën play-off nuk kishte ndonjë interes të madh, me përjashtim të sfidës në Shijak, ku Kamza fitoi lehtësisht 5-2 dhe është e qartë që tashmë duhet të grumbullojë forcat për finalen e sezonit, pas dy javësh në Kamzë, kundër Besëlidhjes. Një barazim në atë takim i jep Superioren Kamzës.

Ndërkaq, në zonën play-out u luajtën ndeshje dramatike.

Në veri, Tërbuni mori një pikë të artë në Kavajë dhe tashmë do të luajë një finale të madhe kundër Mamurrasit javën e ardhshme: kush humbet, bie nga kategoria, ndërsa barazimi do të lërë gjithçka të hapur edhe për një javë. Mamurrasi e fitoi ndeshjen e vet kundër Ilirisë, por natyrisht ka mbetur i zhgënjyer nga pika e marrë nga Tërbuni, ndaj tani detyrohet të shkojë për fitore në Pukë.

Në jug sytë ishin te Dinamo-Sopoti, sfidë tepër delikate, fituar 1-0 nga dinamovitët, me një gol 20 minuta para përfundimit. Fitore e madhe, që praktikisht eviton frikën e madhe të rënies, edhe pse nuk ka mbaruar ende. Ndërkaq, Turbina nuk fali në derbi, duke thyer Elbasanin 4-2 dhe duke e zhytur skuadrën verdheblu edhe më keq. Tashmë Elbasani ndan vendin e fundit me Sopotin, rival të cilin do ta ketë përballë javën e ardhshme. Nëse fiton Sopoti, Elbasani bie matematikisht në të Dytën.

Kategoria e Parë

GRUPI A

Play-Off

Burreli – Shënkolli            3-1

Shënues: 50’, 83’, Nikshiqi 64’

Play-Out

Besa – Tërbuni                1-1

Shënues: Hasa 47’/ Bejko 58’ (aut.)

Mamurrasi – Iliria            1-0

Shënues: Palluqi 81’

 

GRUPI B

Play – Off

Tomori – Shkumbini         4-2

Shënues: Çaço 4’ (pen.), Kiri 45’, 51’, Oshafi 87’ / Mustafaj 72’ (pen.), Isaj 82’

Play-Out

Dinamo – Sopoti              1-0

Shënues: Hysko 70’

Turbina – Elbasani           4-2

Shënues: Peqini 23’, Selimaj 37’, Bërdufi 55’, 92’ / Dosti 85’ (pen.), Vllahi 93’

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here